Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, stërvitja e katërt e flotës, në kuadër të NATO-s
English

Vlorë, stërvitja e katërt e flotës, në kuadër të NATO-s

Vlorë, 6 maj NOA - Pas stërvitjes detare me forcat holandeze 20 ditë më parë, një tjetër stërvitje ushtarake do të zhvillohet në ujërat e gjirit të Vlorës në mes të muajit qershor me forcat detare të vendeve të rajonit, Â e quajtur ADRION LIVEX 09.

Sipas drejtuesit të kësaj stërvitje Adnan Agastra, kapiten i rangut të dytë, objektivi i kësaj stërvitje është rritja e shkallës së ndërveprimit ndërmjet forcave detare pjesëmarrëse dhe rritja e aftësive për drejtimin e operacioneve në rast krizash në mjedisin detar operacionet SAR (kërkim shpëtim në det).Â

Vendet pjesëmarrëse janë Shqipëria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali I Zi dhe Sllovenia. Ndërsa stërvitja do të drejtohet prej forcave ushtarake detare shqiptare me komandant Bektash Petoshatin, drejtues Adnand Agastra dhe oficer coordinator Dorian Tola.

Sipas Agastrës, qëllimi kryesor i stërvitjes që do të kryhet në datat 7 deri në 12 qershor është përmbushja e standarteve të ndër veprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse, rritja e mirëkuptimit, konfidencës dhe bashkëpunimit mes personelit të Forcave Detare të ADRIONIT.

k.k/NOAÂ

KOMENTE