Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, plagoset me thikë një 32-vjeçar pas një sherri banal
English

Korçë, plagoset me thikë një 32-vjeçar pas një sherri banal

Korçë, 7 maj NOA - Një sherr banal për pak i ka kushtuar jetën një 32-vjeçari cili u qëllua me thikë nga një person.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Çaushli Komuna Pirg të Korçës, kur pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me thike 32-vjeçari Petraq Burnazi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se autor i kësaj ngjarje është 29-vjeçari Istref Pilinci.

Sipas të njëjta burimeve i riu pasi ka goditur me thikë kundërshtarin e tij është larguar me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa në ngarkim të 29-vjeçarit ka filluar ndjekja penale "Plagosje e lehte me dashje".

Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit mes autorit dhe të dëmtuarit.

k.k/NOA

KOMENTE