English

Kryeministri takon delegacionin e Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës

Tiranë, 7 maj, NOA - Kryeministri Berisha priti një delegacion nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, Muharrem Xhemajli, të cilët ndodheshin në Shqipëri për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët në ditën e 5 Majit.

Kryeministri Berisha shprehu nderimin e thellë për trimërinë, vetëmohimin dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, duke nënvizuar se shqiptarët përjetësisht u detyrohen atyre, të cilët u treguan të pamposhtur, duke mbrojtur dinjitetin e kombit.

Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, por edhe për kontributin e mbarë shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu veteranët e UÇK-së uruan kryeminstrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për hapat drejt integrimit në BE.

Më tej, veteranët e UÇK-së vlerësuan lart rolin që do të ketë rruga Durrës-Morinë, në lidhjet dhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke falënderuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë për prioritetin që i dha asaj.

n.e/NOA

KOMENTE