Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuesja kundër qeverisë mbi përjashtimin e 4 gjyqtarëve për konflikt interesi me Dosjet
English

Kushtetuesja kundër qeverisë mbi përjashtimin e 4 gjyqtarëve për konflikt interesi me Dosjet

Update/ Tiranë, 7 maj, NOA - Gjykata Kushtetuese kundërshton zyrtarisht për herë të dytë qeverinë në lidhje me ligjin e Dosjeve. Nëse herën e parë ajo ka pezulloi zbatimin e këtij ligji të paraqitur nga qeveria, këtë herë organi më i lartë gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e saj për të përjashtuar nga trupi gjykues për çështjen e Dosjeve, katër gjyqtarë.

"Kërkesa e qeverisë është e pambështetur në ligj", thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese mbi një fakt të tillë.

"Pretendimet e qeverisë janë të pabazueshme në ligj dhe misioni i gjykatës sonë është kushtetues", ka vijuar më tej sqarimi zyrtar i Kushtetueses për këtë çështje.

Ka qenë përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Viktor Guni, i cili ka kërkuar në seancën e sotme përjashtimin e katër gjyqtarëve Vladimir Kristo (kryetar i GJK), Kujtim Puto, Petrit Blloci dhe Fehmi Abdiu.

Sipas tij, këta gjyqtarë kanë dhënë vendime politike në kohën e diktaturës dhe për këtë arsye, nuk mund të jenë kompetentë për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e ligjit të Dosjeve, pasi ata shfaqin hapur konflikt interesi në lidhje me të.

"Këta gjyqtarë duhet të largohen nga gjykimi i çështjes së dosjeve", ka qenë kërkesa e paraqitur në emër të qeverisë nga Guni, e cila nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka cilësuar atë si aspak të drejtë, madje edhe antikushtetuese.

Janë tre kërkesave të depozituara si formë ankimimi ndaj ligjit të Dosjeve, të cilat do të merren në shqtyim nga Kushtetuesja.

Bëhet fjalë për atë që ka paraqitur Partia Socialiste, Shoqata e Prokurorëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Socialistët nga ana e tyre kërkojnë rishikimin e 28 neneve të këtij ligji. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e prokurorëve kanë renditur 6 pika si argumentet kryesore me të cilat ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit të dosjeve në Gjykatën Kushtetuese,

Sipas prokurorëve, ligji në fjalë bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë dhe me kurse sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ligji i lustracionit "bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me disa ligje në fuqi".

n.e/NOA

KOMENTE