Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali, mazhordomi i Mbretëreshës shihte filma porno homoseksualësh
English

Skandali, mazhordomi i Mbretëreshës shihte filma porno homoseksualësh

Londër, 7 maj, NOA - Â Plas skandali në shtëpinë e Mbretëreshës Elisabeta II. Revista britanike "Sun" tregon se si njëri nga mazhordomët e saj, Robert Wilson, është kapur duke parë një film porno me prirje homoseksuale, në rezidencën mbretërore të Sandringhamit në Norfolk.

Wilson sapo i kishte shërbyer çajin e pasdites Mbretëreshës, shkoi në një dhomë tjetër, ku edhe u kap duke parë një film porno gay në kompjuterin e tij.

Mbretëresha u turbullua shumë nga një akt i tillë, kjo edhe pasi vetëm disa ditë më parë, një çift u kap poshtë kështjellës së saj, Windsor duke bërë seks dhe u përzu me forcë nga policia.

Pas ngjarjes, mazhordomi Wilson, duket se nuk do ta ketë të lehtë me karrierën e tij. Ai është përzënë menjëherë nga roli i shërbyesit në sallën e ngrënies së mbretëreshës dhe ka humbur të drejtën për të banuar në banesën e tij me shikim nga kopshtet e pallatit Buckingham, duke i dhënë një tjetër e cila është më modeste.

Dhe nëse ai ka arritur ta mbajë gjithsesi vendin e punës pas asaj që ndodhi, është pikërisht fakti se ka qenë një nga më të preferuarit e mbretëreshës. Në vend që ta pushonte, ajo ka preferuar ta ulë në detyrë, duke i zbritur, kuptohet, edhe pagesën.

n.e/NOA

Â

KOMENTE