Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Scheffer: Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme
English

Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Scheffer: Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme

Tiranë, 8 maj NOA - Kryeministri Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhanë sot një prononcim për shtyp, pas takimit të zhvilluar mes tyre.

"Me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s zotin Jaap de Hoop Scheffer ne diskutuam mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, diskutuam mbi gjendjen në rajon, gjithashtu diskutuam ndër të tjera, për zgjedhjet  e ardhshme. E informova zotin Scheffer për të gjitha përpjekjet e qeverisë për një kuadër ligjor dhe teknik më të mirin që ka pasur ndonjëherë vendi dhe përkushtimin e plotë dhe total të qeverisë, për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm" u shpreh Berisha.

"Është hera e parë që vij në Shqipërinë, që tashmë është pjesë e NATO-s.  Ishte një vendim shumë i rëndësishëm i marrë nga krerët e NATO-s në muajin prill. Në fakt ka pasur arsye, për të cilën unë them se ka qenë një vendim i rëndësishëm. Ka pasur gjithmonë një kontradiktë brenda NATO-s, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, por kjo është e vetmja rrugë për këto vende, që ato të arrijnë integrimin euroatlantik, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe sigurisë në vend" deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas tij, Shqipëria do të marrë pjesë patjetër në diskutimet që do të bëhen në NATO, për themelimin e një koncepti strategjik të NATO-s, që është shumë e rëndësishme.

k.k/NOA

KOMENTE