Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç asnjë akuzë, prokuroria pushon hetimet
English

Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç asnjë akuzë, prokuroria pushon hetimet

Tiranë, 8 maj NOA - Boshnjaku Damir Fazlliç lirohet nga akuza, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen.

Me anë të një deklarate lëshuar sot Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bërë të ditur se ka pushuar hetimet lidhur me çështjen penale për të cilën akuzohej biznesmeni Fazlliç.

"Në bazë të, publikimeve në media dhe materialit verifikues në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tiranë, me datën 7 tetor të vitit 2008, mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, prokuroria ka regjistruar procedimin penal me në ngarkim të shtetasit boshnjak Damir Fazllic, për veprën penale të "pastrimit të produkteve të veprës penale " thuhej në deklaratën lëshuar sot nga Prokuroria e Tiranës.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore ne territorin e Republikës së Shqipërisë. Duke pasur parasysh, kompleksitetin, specifiken e hetimit dhe natyrën e dispozitës penale konkrete për të cilën ka filluar ky procedim penal, bazuar në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë është kërkuar bashkëpunimin dhe ndihma e homologeve ndërkombëtar për të sqaruar në mënyrë të plotë faktet dhe rrethanat që kanë lidhje me hetimin" thuhej më tej në deklaratë. Â

Prokuroria sqaroi se në analizën e të gjitha veprimeve hetimore të kryera dhe në mungesë të përgjigjeve të letërporosive drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, nuk është arritur të sigurohen të dhëna të mjaftueshme për provueshmërinë e veprës penale si dhe detyrimit ligjor procedurial për respektimin e afateve hetimore, në datën 7 maj 2009.

Në këto kushte prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve lidhur me çështjen penale në ngarkim të Fazlliç.

k.k/NOA

KOMENTE