English

PD, Mëhilli: Drejtësia dënim edhe për ata që janë kapur për trafiqe femrash apo drogë si Balla e Braçja

Tiranë, 8 maj NOA - Partia Demokratike ta reaguar sot pas deklaratës së deputetit të PS-së Balla i cili u shpreh se diplomacia është një emigracion i organizuar i militantëve. Me anë të zëdhënëses së saj Erla Mëhilli, PD, ka reaguar duke deklaruar se Taulant Balla është i faktuar si trafikant qeniesh njerëzore dhe Erjon Braçe i faktuar si asistent i Dondollakut por dhe i Kadriovskit. "Duke shfrytëzuar aktin kriminal të punonjësit të Ambasadës Shqiptare në Shkup u vërsulën me tërbim kundër diplomacisë shqiptare. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e diplomatit të Ambasadës tonë në Shkup dhe pret që drejtësia ti jap dënimin më maksimal por në të njëjtën kohë i bën thirrje asaj që këtë dënim tu rezervojë edhe atyre që janë kapur për trafiqe femrash apo drogë e që sot fshihen në emër të imunitetit, atyre si Balla e Braçja e Ramës tu hap dosjet e ti vendos para drejtësisë" deklaroi zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli. k.k/NOA

KOMENTE