Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pohimi i kryeministrit: Gërdeci , përgjegjësi e qeverisë sime
English

Pohimi i kryeministrit: "Gërdeci", përgjegjësi e qeverisë sime

Tiranë, 8 Maj NOA Update- Kryeministri Sali Berisha ka pranuar këtë mbrëmje se ajo që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008 ishte një përgjegjësi e ekzekutivit që ai drejton prej afro katër vjetësh.

Në një intervistë përballë disa gazetarëve në emisionin "Opinion" të televizionit Klan, z.Berisha iu përgjigjmes të tjerash edhe një morie pyetjesh që lidheshin me ngjarjet më pikante të katër viteve të mandatit të tij si kryeministër.

Në këtë kuadër, shefi i qeverisë ka folur mbi ngjarjen e Gërdecit ku nga shpërthimi i pakontrolluar i municioneve të kalibrit të rëndë në një punishte private të demontimit të armatimeve, vdiqën 26 persona, u plagosën dhe gjymtuan rreth 300 të tjerë si dhe u regjistruan dëme materiale me vlerë afro 18 milionë euro.

Kryeministri e konsideroi përgjegjësi ngjarjen e Gërdecit duke shtuar se ai ishte i qartë se ngjarja ishte e rëndë dhe e dhimbshme. Kurse menjëherë më pas, akuzoi opozitën e kryesuar nga Partia Socialiste se e shfrytëzoi fatkeqësinë dhe vdekjen e njerëzve të pafajshëm.

e.l/NOA

KOMENTE