Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi nderon Shefer me urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu
English

Presidenti Topi nderon Shefer me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

Tiranë, 8 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, presidenti Topi i dorëzoi urdhrin e lartë Â Shefer me motivacionin: "Personalitetit të shquar, në shenjë mirënjohjeje të thellë të popullit dhe të shtetit shqiptar për kontributin shumë të rëndësishëm në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO". "Ky është një nder i madh për të cilin unë ju jam shumë, shumë mirënjohës! Po ju jap arsyet kryesore për këtë! Jam shumë krenar që po qëndroj përballë flamujve të këtij kombi krenar, të Shqipërisë dhe të NATO-s. Gjithashtu jam shumë krenar që po marr këtë medalje të lartë sot në Shqipëri, në Tiranë, pak kohë më vonë pasi ne patëm kënaqësinë të mirëpresim Shqipërinë si anëtare në Aleancë" u shpreh Shefer. "Ne ju jemi mirënjohës ju personalisht dhe të gjithë vendeve aleate për këtë vendim, i cili realizoi ëndrrën dhe përpjekjet shumëvjeçare të popullit shqiptar, aspiratën e tij madhore për të qenë pjesë e kësaj Aleance të paqes dhe të sigurisë në botë", - tha presidenti Topi.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se "ne jemi të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se puna e vërtetë fillon tani për të përmbushur, ruajtur dhe konsoliduar të gjitha standardet e NATO-s, si dhe për të qenë të denjë, profesionalë dhe besnikë në kontributin tonë në kuadër të kësaj Aleance, në misionet e saj në botë".

k.k/NOA

KOMENTE