English

PS, Balla: Diplomacia, jo emigracion i organizuar i militantëve

Tiranë, 8 maj NOA - Partia Socialiste, ka reaguar sot nëpërmjet deputetit Taulant Balla, pas arrestimit të diplomatit shqiptar.

"Partia Socialiste e Shqipërisë konstaton me shqetësim të thellë përdorimin dhe vendosjen në shërbim të grupeve kriminale të një pjesë të shërbimit tonë diplomatik dhe konsullor" deklaroi deputeti Balla. Â Â

"Rasti i bërë dje publik, ku Sekretari i dytë i Ambasadës sonë në Shkup, Agim Haxhiaj, i arrestuar nga policia turke për posedim dhe transport të 65 kg heroine është konfirmimi i shqetësimit tonë të vazhdueshëm se rekrutimet e reja në stafet diplomatike dhe konsullore të militantëve apo të individëve me precedentë penalë, në kundërshtim me vlerat dhe karrierën diplomatike, po dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe të diplomacisë shqiptare. Përfshirja në trafik ndërkombëtar droge e sekretarit të ambasadës sonë në Shkup, Agim Haxhiaj, pason rastin e shoferit të ambasadorit tonë në Romë, Arsen Selmanllari të arrestuar nga policia italiane 9 muaj më parë për transport kokaine, pason rastet e shumta të denoncuara publikisht për korrupsion, falsifikime, shpërdorim detyre në njësitë tona konsullore" deklaroi me tej Balla. Â

Sipas tij, është e turpshme, por sakaq përfshirje e drejtpërdrejtë në përgjegjësi administrative dhe penale direkte e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, personit përgjegjës që ka sponsorizuar dhe ngritur këtë rrjet kriminal me imunitet diplomatik.

"Lulzim Basha nuk mund të fshihet pas njoftimeve për shtyp dhe as ndryshojë prova shkresore, se gjoja korrieri i drogës, ishte liruar më parë nga puna, për aq kohë që korrieri lëvizte me makinën e ambasadës dhe pasaportën diplomatike të dhëna nga Lulzim Basha. Me këtë rast, i bëj thirrje institucionit të Prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet mbi ekzistencën e një rrjeti kriminal transporti lëndësh narkotike brenda sistemit diplomatik, të përbërë kryesisht nga militantë të rekrutuar kryesisht në vitet 2007-2008, të cilët mbajnë pozicione të nivelit të tretë ose shoferë, në disa prej njësive tona diplomatike" tha deputeti i PS, Balla.

Balla shtoi se "qeveria e pas zgjedhjeve të 28 qershorit do ti rikthejë diplomacisë, pastërtinë, moralin, respektimin e profesionalizmit dhe sigurisht të karrierës në këtë profesion të nderuar".

k.k/NOA

KOMENTE