English

SHBA, 10 bankat e mëdha kanë nevojë për fonde shtesë prej 75 miliardë USD

Uashington, 8 maj, NOA - 10 nga bankat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë nevojë për 75 miliardë dollarë fonde për të përballuar problemet financiare në të ardhmen. Këto rezultate kanë dalë pas një studimi të bërë mbi gjendjen e bankave nën efektet e krizës dhe nëse ato kanë mundësi reale për ta përballuar atë deri në fund.

Raporti tregon sesi pas një analize të hollësishme që iu bë bankave kryesore për të parë nëse ato kishin fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet e mundshme nëse gjendja e recesionit rëndohet, doli se nëntë nga bankat e mëdha kanë rezerva të mjaftueshme kapitali.

Bankat japin hua pjesën më të madhe të parave që marrin nga depozituesit dhe investitorët.

Fitimi i tyre vjen nga interesat që huamarrësit paguajnë për të përdorur këto para, prandaj sa më shumë kredi të japë banka, aq më shumë fitim ka ajo.

Por shtimi i numrit të huave rrit edhe rrezikun që disa prej tyre të mos shlyhen dot kur ekonomia ndeshet me probleme prandaj bankat kanë nevojë për fonde të mjaftueshme që të mbulojnë humbje të tilla. Kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke tha se rezultatet e provës së stresit duhet t'i qetësojnë investitorët dhe publikun pasi ato tregojnë se pothuajse të gjitha bankat e analizuara kanë fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet.

n.e/NOA

KOMENTE