Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqata e vajit të ullirit shpall fituesit e konkursit kombëtar
English

Shoqata e vajit të ullirit shpall fituesit e konkursit kombëtar

Tiranë, 8 maj NOA - Shoqata Shqiptare e Vajit të Ullirit u dorëzoi sot çmime, fituesve të konkursit vjetor kombëtar për vajin e ullirit të organizuar në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar Balkan Modus Nutriendi, me mbështetjen e USAID. Njëzet e dy prodhuesit më të mirë shqiptarë të vajit të ullirit konkurruan për tre kategori të vajit të ullirit ekstra i virgjër.

Gjatë ceremonisë, John Brannaman, Zv. Drejtor i Misionit të USAID-it për Shqipërinë dhe Z. Ndoc Fasllia, Zv. Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i dorëzuan çmimet fituesve.

"Për të katërtin vit me radhë, Shqipëria po nderon prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit," tha Zv. Drejtori i Misionit të USAID-it, Z. John Brannaman.

"Me 22 firma pjesëmarrëse në konkursin e këtij viti, ne shohim një rritje të ndërgjegjësimit dhe një vlerësim për cilësinë që reflektojnë punën e madhe të bërë nga fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët shqiptarë".

USAID prezantoi për herë të parë konkursin kombëtar të vajit të ullirit në 2006 dhe që nga ajo kohë ka trajnuar dhe mbështetur panelin e testuesve si dhe ka sponsorizuar organizimin e konkursit vjetor të vajit të ullirit.

Teknologji të reja prodhimi dhe strategji efektive marketingu që përfshijnë markimin i kanë mundësuar prodhuesit e vajit të ullirit që të synojnë për tregje të segmenteve të larta për vajin e ullirit ekstra të virgjër cilësor.

Sipas Brannaman, ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e cilësisë është thelbësor për krijimin e një zinxhiri vlere efiçent dhe fitimprurës, gjë që do të mbështesë rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, do të krijojë punësim dhe do të reduktojë varfërinë në Shqipëri.

"Tradita e re e konkursit të vajit të ullirit e krijuar nga USAID është thelbësore për përparimin e këtij sektori", tha Zv. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

"Kjo i jep prodhuesve një nxitje për të rritur cilësinë e produktit dhe për të përmirësuar marketingun".

Vaji i ullirit ekstra i virgjër i prodhuar në Shqipëri ka potencialin për të qenë tepër konkurrues në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me përmirësimin e njohjes dhe markim më efektiv, prodhuesit e vajit të ullirit mund të depërtojnë në më shumë tregje dhe te vendosin kanale të veçanta për produktet e tyre me cilësi të lartë.

a.k/NOAÂ Â

KOMENTE