Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtypi ditor për 8 maj 2009 në Evropë dhe SHBA
English

Shtypi ditor për 8 maj 2009 në Evropë dhe SHBA

Tiranë, 8 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në vendet kryesore evropiane dhe të SHBA-së, për ditën e Premte, 08 Maj 2009.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat e përditshme

gjermane, ndalen në argumentet rreth partneritetit të BE-së me Lindjen dhe fuzionimin e dy koncerneve të fuqishme të automobilëve, Porsche dhe Volkswagen.

Partneriteti me Lindjen i BE-së, i cili u vendos dje (07.05) në Pragë komentohet nga Coburger Tageblatt:

"Me partneritetin me Lindjen, BE-ja synon të japë një kolpo në politikën e jashtme. Me të vërtetë, biznesi duket tundues: siguri energjitike në këmbim të ndihmave financiare, tregtisë së lirë dhe demokracisë. Por ajo që u propagandua si ide e mirë e kancelares Angela Merkel, rezulton një projekt i papjekur. Jo të gjithë 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së e quajtën të nevojshme të jenë të pranishëm në takimin e djeshëm themelues. Kolpoja e planifikuar u shndërrua në një aktivitet të vakët mëngjesor."

Fuzionimin e dy koncerneve të fuqishme të automobilëve, Porsche dhe Volkswagen e komentojnë sot disa gazeta gjermane. Nga Bayerische Rundschau shkëpusim:

"Zhvillohen në integrim, pjesë që i përkasin njëra-tjetrës: Volkswageni dhe Porsche po fuzionohen. Pa Ferdinand Porschen dhe automobilin e tij nuk do të kishim pasur kurrë Volkswagen dhe pa motorët e fuqishëm me cilindra të Volkswagenit Porsche nuk do të qe bërë kurrë një ikonë e automobilëve supersportivë. Në vitin 1969 me motorin e mesëm Volkswagen-Porsche 914 u bë përpjekja e dyfishtë e të dyja koncerneve për të siguruar pozicione në treg. Volkswageni kërkonte një pasardhës për modelin Karman Ghia, ndërsa Porsche kërkonte një model me çmim të arsyeshëm, pas modelit 356. Ajo që u arrit ishte një martesë e pabarabartë, sepse modeli zhurmëmadh dhe i ngushtë 914 nuk qe i përshtatshëm as për klientelën e njërit, edhe as për atë të tjetrit. Ç'pamje do të ketë tani udhëtimi i përbashkët i prodhuesit masiv të automjeteve nga Volfsburgu me prodhuesin e automobilëve ekskluzivë nga Cufenhauzeni? Pamjen e një udhëtimi të suksesshëm, por vetëm nëse dy koncernet e sotme do t'i ruajnë anët e tyre të forta."

KOMENTE