Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skadon afati për Fazlliç , akuza tërhiqet nga hetimi, nuk siguroi dot të dhëna
English

Skadon afati për "Fazlliç", akuza tërhiqet nga hetimi, nuk siguroi dot të dhëna

Tiranë, 8 maj, NOA - Prokuroria e Tiranës u detyrua të tërhiqet nga hetimi për biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç, pasi nuk mundi të sigurojë dot të dhëna të cilat ajo i kishte kërkuar në rrugë zyrtare nga autoritetet e Bosnjës, Qipros dhe Zvicrës e përmes të cilave synonte të vërtetonte dyshimet ndaj tij për pastrim parash.

dje ishte dita e caktuar për skadimin e hetimeve ndaj serbo-boshnajkut, nëse prokuroria e Tiranës duhet t'i jepte fund apo jo shqyrtimit të dosjes, pra nëse ajo do t'i komunikonte një akuzë konkrete dhe të dërgonte dosjen në gjykatë, ose do të pushonte çështjen. Hetimet ndaj serbo-boshnjakut nisën më shumë se gjashtë muaj më parë, pasi dyshohej se kishte pastruar para në vendin tonë. Prokuroria vendosi për shtyrjen edhe për një muaj të afatit të hetimit ndaj biznesmenit, për të mësuar për fatin e letër-porosive, nëpërmjet të cilave është kërkuar informacion për transaksionet bankare dhe veprimtarinë e kompanive të Fazliç.

Nëpërmjet letër-porosive dërguar në Angli, Kroaci, Bosnjë, dhe Zvicër u kërkua informacion për veprimtarinë dhe llogaritë bankare të Fazlliç. Vonesa e zbatimit të këtyre letër-porosive bëri që Prokuroria të firmosë dhe për një muaj zgjatjen e afateve të hetimit, vendim i cili kundërshtohet tashmë nga serbo-boshnjaku. Por asnjëra prej kërkesave të bëra ndaj këtyre shteteve nga organi ynë i akuzës, nuk rezultoi pozitiv për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve ndaj biznesmenit serbo-boshnjak.

Në të tilla kushte, i bie që historia e cila u shoqërua me shumë bujë në Shqipëri, për shkak të miqësisë së kryeministrit me biznesmenin në fjalë, të mbyllen me kaq.

Fazlliç u dyshua se kishte kryer transaksione të paligjshme përmes regjistrimit të disa kompanive në Shqipëri që nuk kishin kryer aktivitet por nga të cilat njëra prej tyre ishte shitur me një vlerë prej 1.7 milion dollarësh.

Paratë u transferuan në një bankë në Zvicër. n.e/NOA

KOMENTE