Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
4 skuadra shqiptare në kampionatet evropiane
English

4 skuadra shqiptare në kampionatet evropiane

Tiranë, 9 maj, NOA - Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit, ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të emrave të skuadrave shqiptare të cilat do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane për edicionin e ardhshëm.

Ato janë Vllaznia, Tirana, Flamurtari dhe Dinamo, tre prej të cilave do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, kurse njëra do të shkojë në Ligën e Kampioneve.

E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë).

Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve. Sa i përket sezonit të kaluar, skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica.

Ndërsa në kupën UEFA të edicionit të kaluar, nga ekipet shqiptare luajtën Vllaznia, e cila ishte fituese e Kupës së Shqipërisë dhe Partizani që renditej pas saj në vendin e dytë.

Renditja

Liga e Kampioneve Vllaznia ose Tirana Liga e Europës

Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia (ose Tirana)

n.e/NOA

KOMENTE