English

Air Force One rikujton 11 shtatorin në Nju Jork, nisin dorëheqjet

Nju Jork, 9 NOA - Panik krijoi avioni presidencial Air Force One në Nju Jork duke fluturuar ulët mbi këtë shtet çka solli në vëmendje sërish ngjarjet e 11 shtatorit.

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Lulis Kaldera, ka dhënë dorëheqjen sot, për shkak të përgjegjësisë që kishte.

Mediat amerikane njoftuan se Kaldera kërkoi largimin nga detyra, "lidhur me fluturimin e ulët të aeroplanit presidencial që kishte zhvilluar disa fotografime mbi Nju Jork, ndërkohë që ka shkaktuar panik te qytetarët, duke ua kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001".

Presidenti Barak Obama, kishte kërkuar të zhvillohen hetime rreth këtij fluturimi dhe ka premtuar se kjo nuk do të ndodhë më. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se fluturimi në fjalë kishte për qëllim të bënte fotografi të reja të aeroplanit presidencial, mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork.

e.l/NOA

KOMENTE