English

Arrestohet autori i vjedhjes së 1.5 milionë lekëve në filialin e postës së Poliçanit

Berat, 9 maj, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar sot në mëngjes autorin e grabitjes së filialit të Postës në qendër të qytetit të Poliçanit, i cili mundi të merrte shumën e 1.5 milionë lekëve dhe të largohej pa u ndaluar nga askush.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, qperacioni u krye nga Sektori kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, postën dhe policinë e komisariatit të Skraparit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autorit të ngjarjes, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma prej 850 mijë lekësh, e cila është vlerësuar si pjesë e shumës së vjedhur në filialin e postës.

Gjithashtu në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe nëj celular dhe automjeti i tij me targa DR 7835E. Policia thotë se i riu ishte me precendetë penalë në vjedhjen e banesave dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa shtete europiane si Holandë, Francë ku dhe ka qenë i dënuar me burg.

30 vjeçari kishte ardhur në Shqipëri në janar të këtij viti dhe 4 muaj më vonë kreu grabitjen e zyrës së shpërndarjes së pensioneve në qytetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e vogël të Poliçanit dhe mësohet se  grabitësit duke përfituar nga errësira dhe mungesa e rojeve kanë shqyer derën e postës dhe kanë grabitur shumën e parave prej 1.5 milionë lekësh, e cila caktuar për t'iu shpërndarë pensionistëve të këtij qyteti.Â

n.e/NOA

KOMENTE