Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 9 Maj
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 9 Maj

Tiranë, 9 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 9 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat e sotme kryesisht kanë si argument të parë të tyre kriteret për zgjedhjen e kandidatëve në listat e Partisë Socialiste dhe aludimin nëse kryesocialisti Edi Rama, do të përfshihet apo jo brenda tyre.

Por gazetat pasqyrojnë dukshëm edhe vizitën dhe deklaratat e bëra dje në vendin tonë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup, Shefer.

Gazeta "Shekulli", ka përdorur si një ndër argumentet kryesore "Trieste, bllokohen 150 studentë shqiptarë".

Sipas gazetës, 150 studentë të një universiteti privat në kryeqytet janë bllokuar prej më shumë se 48 orësh në portin e Triestet në Itali për shkak të një problemi në dokumentacionin e tyre.

Titull tjetër kryesor i së përditshmes "Shekulli" është edhe "Si do të zgjidhen deputetet e socialistë", ku sqarohen procedurat për futjen e emrave në listat elektorale.

Kurse ngjarja mbi vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, zë një vend të rëndësishëm tek artikulli "Xhindi, prokurorët në Hipotekë për pronat".

Gazeta "Panorama", ka trajtuar në artikullin e saj kryesor "KQZ vendos kriteret për koalicionet në zgjedhje", procedurat sesi do paraqiten koalicionet në zgjedhje.

Thuhet se si partitë duhet të paraqesin në KQZ marrëveshjet e koalicionit ku të shprehet vullneti politik i partive përkatëse, kërkesën për regjistrimin e koalicionit, emrin e personit të autorizuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në koalicion dhe emrin e koalicionit.

Një shkrim tjetër i kësaj gazete është "Hapësira ajrore e Shqipërisë i besohet Turqisë", e cila sqaron vendimin e fundit të qeverisë për hapësirat ajrore nën kujdesin e NATO-s.

Ndërsa për vrasjen e deputetit Xhindi, në artikullin "Vrasja e Xhindit, hetim në Hipotekën e Fierit", flitet për vijëmësinë e procesit hetimor.

"Gazeta Shqiptare" ka si argument kryesor deklaratën e bërë dje nga kryesocialisti në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste "Edi Rama: Unë, kryetar bashkie, edhe kryeministër".

Thuhet sesi ai është shprehur dje në Asamble se "Unë kandidoj për t'u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam një kontratë 4-vjeçare me qytetarët e Tiranës".

Një titull tjetër i kësaj gazete është edhe ai "FMN: Qeveria të stopojë investimet, s'ka më para", ku reflektohet mbi thirrjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar i bën qeverisë për të treguar kujdes me rritjen e shpenzimeve.

Shkrim tjetër brenda faqeve të kësaj të përditshmeje, është edhe "Studimet në Itali, proçedurat që do të ndiqen për të fituar", si edhe "Dondollaku "divorcohet" me Aldo Baren në Gjykatë".

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin: "Shqipëria në NATO, rrjedhojë e reformave". Ai pasqyron vizitën e djeshme në vendin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hup Shefer.

Në artikull citohet Shefer të ketë thënë se "anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk ishte dhuratë, por shpërblim për suksesin e reformave të vështira, që u ndërmorën me vendosmëri të palëkundur".

Më tej, një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe "FMN-BSH: Kredia , sukses i qeverisë", i cili merr në konsideratë vlerësimin e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për kreditimin e fundit që u sigurua për segmentin Durrës-Kukës.

Artikuj të tjerë të kësaj gazete janë edhe "Serbët e Kosovës duhet të kthehen" si edhe "Diplomacia kulturore për integrim".

Gazeta "Libertas" ka si artikull të saj kryesor atë që flet mbi përjashtimin e mundësisë së kandidimit të kryesocialistit Edi Rama për të qenë deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Artikulli tregon të detajuara edhe kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e Partisë Socialiste për t'u përfshirë në listat e kandidatëve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai që citon kryekomisionerit Evropian për zgjerimin, Olli Rehn, të ketë thënë se duhen hequr barrierat për Ballkanin Perëndimor, shoqëruar edhe me një artikull, i cili flet për masat e fundit të lehtësimit të procedurave nga Bashkimi Evropian për personat që duan të përfitojnë azil politik prej tij.

Gazeta "Standard" ka në qendër të saj artikullin "Konflikti dixhital PD-PS". Ai komenton se Partia Socialiste po përpiqet të mbajë pezull debatin politik për qeverisjen e ardhshme, duke zëvendësuar atë me një debat tjetër, atë për kartat e identitetit.

Një titull tjetër i kësaj gazete është edhe "Gazmend Oketa, Veb e politikë".

Ndërsa vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hup Shefer në vendin tonë është pasqyruar përmes shkrimit "Shefer, Berishës, anëtarësimi jo dhuratë, por shpërblim".

Gazeta "Metropol" ka si argument kryesor "Policia, miratohen gradat e reja dhe vjetërsia". Ai tregon se si qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin " Për shërbimin e Kontrolllit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme", ku gradat dhe funksionet janë disa prej pikave thelbësore të këtij ligji. Vendimi përcakton kriteret për të arritur në postin e drejtorit të SHKB dhe të gjitha nivelet e tjera.

Edhe në këtë të përditshme trajtohet çështja e zgjidhjes së kandidaturave për deputetë në Partinë Socialiste përm es artikullit "PS, kriteret e proçedurat e zgjedhjes së deputetëve".

Ndërsa çështja e kredive të marra nga qeveria për Durrës-Kukës, trajtohet përmes shkrimit "FMN: Kredia e marrë nga Shqipëria do të zbusë efektet në ekonomi".

Gazeta ‘'Shqip'' hapet me titullin "PS: Paketa e kushteve për kandidatët". Brenda artikullit, tregohet se si Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste i hapi rrugën dje përcaktimit zyrtar të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, shoqëruar me kriteret që duhet të përmbushë kushdo që dëshiron të kandidojë në këto zgjedhje.

"Shqip" bën me dije se duke filluar që sot e deri më 14 maj do të zhvillohet proçesi i konsultimeve me strukturat e partisë, bordet e qytetarëve, shoqërinë civile dhe kryetarin e partisë, për të përcaktuar kandidatët e mundshëm.

Nga ana tjetër, kjo gazetë paraqet edhe një artikull mbi procesin monitorues të zgjedhjeve nga strukturat e OSBE/ODIHR, përmes artikullit "ODIHR, me tri raporte për zgjedhjet".

Sa i përket vizitës në vendin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hup Shefer, ajo gjen pasqyrim në artikullin "Nderim, Topi dekoron shefin e NATO-s".

Kurse vrasja e deputetit Fatmir Xhindi trajtohet në artikullin "Vrasja e deputetit, hetime për një shesh ndërtimi".

e.l/NOA

KOMENTE