Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi i Euroazisë, Presidenti Sejdiu kërkon njohjen e Kosovës nga Mongolia
English

Forumi i Euroazisë, Presidenti Sejdiu kërkon njohjen e Kosovës nga Mongolia

Ankara, 9 maj, NOA - Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ka shfrytëzuar takimet që po zhvillon prej tre ditësh në kuadrin e zhvillimit të Forumit Ekonomik të Euroazisë për të kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë gjë, si dhe përkrahjen e mëtejme nga diplomacitë e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, por që me ndikimin e tyre në vendet e tjera mund ta ndihmojnë Kosovën për sigurimin e njohjeve të reja.

Sipas të dhënave, të premten ai pati takim të veçantë me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Mongolisë, Enkhbold Nyamaa të cilit i kërkoi edhe një herë që institucionet e vendit të tij ta shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës. Ndërkaq, zëvendëskryetari i Parlamentit të Mongolisë, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, premtoi se kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës do ta shtrojë porsa të kthehet në vend. Po ashtu, Sejdiu u takua edhe me Ali Bardakoglu, kryetar i Zyrës për Çështje Fetare i Republikës së Turqisë, nga i cili kërkoi që ky institucion të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën dhe institucionet e saj arsimore e fetare, si dhe për lobimin në vendet e ndryshme të botës, veçmas në ato të botës islamike. Duke ritheksuar vendosmërinë e institucioneve të Turqisë për ta mbështetur Kosovën në të gjitha fushat e jetës, Bardakoglu tha se institucioni që ai drejton do të jetë përherë një zë i fuqishëm për Kosovën, për pavarësinë dhe prosperitetin e saj. n.e/NOA

Â

KOMENTE