English

G99 prezanton kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 28 qershorit

Tiranë, 10 maj/NOA - Lëvizja politike G 99 festoi një vjetorin me një tubim në Amfiteatrin e liqenit, aty ku një vit më parë u lancua publikisht.

Erion Veliaj prezantoi gjatë këtij tubimi disa nga kandidatët kryesorë të G 99 për zgjedhjet e 28 qershorit: Genci Kojdheli, Vlorë Juliana Hoxha, Tiranë Arbjan Mazniku, Tiranë Milva Ikonomi, Durrës Maklen Misha, Korçë Orgen Hasanbega, Gjirokastër Veliaj i ftoi mbështetësit e G 99 që të bashkohen në një fushatë të ndershme, dhe krejt ndryshe nga gjithë fushatat e tjera deri më sot. "Historia e G99 është historia e një grupi njerëz të dedikuar plotësisht, të suksesshëm, të cilët marrin kohë nga jeta e tyre për t'u angazhuar në sferën publike dhe janë ata që i japin shpirt G99", - tha Veliaj. Duke falënderuar të gjithë vullnetarët e G99 për ndihmën që i kanë dhënë kësaj force në këtë vit të parë, Veliaj u shpreh se "rinia është absolutisht alternativa më e mirë në këto zgjedhje". e.l/NOA

KOMENTE