Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gurakuqi takon Buttiglionen: Në Shqipëri, nismë ligjore kundër abortit
English

Gurakuqi takon Buttiglionen: Në Shqipëri, nismë ligjore kundër abortit

Tiranë, 9 maj NOA - "Mbështesim vlerat e vërteta demokristiane". Ky është mesazhi i dhënë i një nga liderëve të demokristianizmit në Evropë, njëherësh Senator i parlamentit  italian, Rocco Buttiglione.

Vlerësimi u bë gjatë takimit të zhvilluar në Romë me z. Anton Gurakuqi, përfaqësues i demokristianëve shqiptarë në qeveri.

Gjatë takimit, Gurakuqi e njohu bashkëbiseduesin me një nismë të re, atë për zhvillimin e një referendumi kundër abortit, nismë e cila u vlerësua dhe gjeti mbështetjen nga Buttiglione.

Bashkëbiseduesit diskutuan për tre shtyllat kryesore të demokristianizmit: mbrojtjen e jetës, dinjitetin njerëzor dhe familjen.

Në këtë aspekt Buttiglione shprehu mbështetje dhe vlerësime për qëndrimin dhe vëmendjen që Gurakuqi dhe demokristianët shqiptarë kanë treguar për këto fondamente të demokristianizmit.

Një tjetër temë e diskutuar ishin reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, për të cilat Buttiglione shprehu mbështetje dhe vlerësime të gjithanshme.

Po kështu Buttiglione shprehu mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

e.l/NOA

KOMENTE