Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PBDNJ vendos të bashkohet me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 28 Qershorit
English

PBDNJ vendos të bashkohet me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 28 Qershorit

Tiranë, 9 maj NOA Update - Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), ka vendosur që të bashkohet me forcën kryesore të opozitës aktuale, Partinë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të fund-muajit qershor.

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka nisur sot, Kuvendi Kombëtar i PBDNJ.

Dule paralajmëroi se vendimi zyrtarisht do të shpallet të Martën, duke konfirmuar se do të ketë dhe një konsultë paraprake me OMONIA-n, kurse burime jozyrtare nga kjo parti i thanë agjencisë së lajmeve NOA se PBDNJ do të jetë përkrah PS në prag të zgjedhjeve të ardhshme.Â

Në raportin që lexoi kryetari i kësaj partie që mbështete nga minoriteti grek, Vangjel Dule, bëri fillimisht një analizë të punës së kësaj force politike.

Dule u ndal edhe në ndikimin dhe përpjekjet e kësaj partie në zhvillimin e vendit. Ai kujtoi faktin se PBDNJ, ishte anëtare e mazhorancës aktuale duke pasur portofolin e një ministrie.

Dule tha se partia që ai drejtin është parti e vlerave të bashkëjetesës, kurse hodhi "lumë" kritikash ndaj mazhorancës aktuale.

Ai tha se integrimi në NATO u përdor si demagogji për efekt elektoral: "Integrimi në NATO, dhe vetë arritja e integrimit në NATO u përdor në disa momente me tepër si slogan sesa arritje e një objektivi strategjik për të gjithë shqiptarët", - deklaroi Dule.

Këtu ai shtoi se "sot të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve kemi një ëndërr të përbashkët, ëndrra evropiane". e.l/NOA

KOMENTE