Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klik Ekspo Group zhvillon Festivalin e Verërave në Balkan Modus Nutrienti
English

"Klik Ekspo Group" zhvillon Festivalin e Verërave në "Balkan Modus Nutrienti"

Me çmimin e pare, për prodhimin më të mirë të verës, u nderua vera "Stone Castle". Kantina e verës "Stone Castle" ka ardhur nga Rahoveci i Kosovës

Tiranë, 10 maj/NOA - Shoqëria "Klik Ekspo Group" organizoi pasditen e së shtunës, në gjelbërimin e hotel Rogner Europapark, Festivalin e Verërave.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gastronomisë të emërtuar "Balkan Modus Nutrienti".

U akorduan Certifikatat e pjesëmarrjes dhe Medaljet për Kantinat Shqiptare, kuruar nga një staf profesionistësh enologë dhe sommelierë, të cilët përmes degustimeve profesionale përzgjodhën verërat më të mira.

Morën pjesë në këtë konkurrim, 10 kompani nga Kosova, Italia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Presidenti i Jurisë Gazmend Shehi tha se, u testuan gjithsej 10 verëra. Nga këto, 2 verëra të bardha dhe 8 të kuqe.

Testimi është bazuar në standardin e degustimit të BE, me një skedë standarde prej 100 pikësh.

Të gjithë verërat që morën pjesë në konkurrim rezultuan të një cilësie të lartë, kjo tregon se të gjithë prodhuesit kanë zbatuar teknologji bashkëkohore, duke ruajtur vlerat cilësore në varësi të varietetit të rrushit.

Ky panair dhe verërat e degustuara tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për rritjen dhe përsosjen e cilësisë dhe sigurisë së verërave me cilësi të lartë sipas standardeve të BE", - tha Shehi.

Juria kryesohej nga Gazmend Shehi, me anëtarë Ndriçime Subashi, Ing. Veronika Kodra, Prof. Enver Isufi dhe Ing. Fejzulla Berisha.

Me çmimin e parë, për prodhimin më të mirë të verës, u nderua vera "Stone Castle". Kantina e verës "Stone Castle" ka ardhur nga Rahoveci i Kosovës.

Produktet e "Stone Castle" janë në tregun rajonal që prej vitit 1953. Kantina e verës "Stone Castle" në Rahovec është ndërtuar në vitin 1953, dhe që nga fillimi ka qenë pjesë e tregut ndërkombëtar të verës.

Që nga viti 1957 ka filluar me eksportin e verës në Gjermani, ku edhe sot e kësaj dite, markat e saj janë të njohura.

Kantina ka një infrastrukturë jashtëzakonisht të mirë. Posedojnë rreth 2240 hektarë tokë, pjesa më e madhe e të cilave është vreshta. Ndërmarrja punëson një numër të madh punonjësish.

Tashmë, prodhuesit shqiptarë të verës po hedhin hapat e parë në njohjen anembanë botës të traditat enogastronomike, vlerave dhe resurseve unikale të Shqipërisë, si një vend me histori mijëravjecare dhe njohur për pasurinë dhe diversitetin e prodhimeve viti-vinikole që në periudhën pararomane.

Në ditët e sotme, kur Shqipëria po kthehet në familjen evropiane, vreshtaria dhe verëtaria shqiptare e rilindur rishtazi po ndjek gjurmët dhe traditat e lashta me teknologji dhe teknika bashkëkohore.

Toka dhe klima e kodrave e maleve të Shqipërisë, të përshkuara nga lumenj dhe të ndikuara nga deti Adriatik e Jon, ka kushte te rralla për një vreshtari e verëtari tepër cilësore e të larmishme tipike mesdhetare.

Në një të ardhme jo të largët, në tryezat e mbarë botës do të shijohen verëra nga gama e pasur e gjenetikës vitikole autoktone shqiptare nga vatrat "Locus Geni" të njohura që në kohet e lashta si Kopliku, Zadrima, Durresi, Vlora, Leskoviku, Berati, Përmeti, Skrapari, Korça, etj.

a.k/NOA

KOMENTE