Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në kongresin e Partisë Demokracia Sociale: Kemi ndërruar sistemin
English

PS, Rama në kongresin e Partisë Demokracia Sociale: Kemi ndërruar sistemin

Tiranë, 10 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë sot në kongresin e Partisë Demokracia Sociale.

"Çmoj pasionin politik të Paskalit dhe si drejtues i një force të madhe, e di mirë ç'domethënë të ngresh e drejtosh me dinjitet një forcë të vogël politike. Prandaj pranoni qysh në fillim shprehjen e respektit tim të posaçëm Paskalit dhe Demokracisë Sociale." u shpreh Rama, gjatë fjalës së tij në kongres.

"Kemi ndërruar sistemin. Kemi kaluar nga fletët e dushkut që kalbën zgjedhjet dhe neveritën zgjedhësit, tek fletët e votimit të drejtpërdrejtë për çdo forcë dhe për çdo lider politik. Ky është një ndryshim i madh, por edhe një sfidë për të gjitha forcat politike" deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i PS-së, deklaroi se "duam të fitojmë jo për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër, disa ministra me disa të tjerë, dhe as për të ndryshuar disa pushtetarë të dorës së dytë a të tretë në Tiranë, në Tropojë, Sarandë, në gjithë Shqipërinë, me disa pushtetarë të tjerë të dorës së dytë a të tretë, e pastaj shqiptarët të shohin të vazhdojë avazi i këtyre 18 vjetëve. Ne duam të fitojmë, sepse duam t'i japim fund këtij avazi të vjetër. Â Të fitojmë për të ndryshuar ritmin e frymëmarrjes së vendit përmes një qeverie të qytetarëve, me qytetarët e për qytetarët, e cila do të vërë zgjedhësit e jo të zgjedhurit në qendrën e gravitetit të saj".

Sipas tij, pas fitores së PS-së nuk do të ketë më kurrë mësues të përzënë nga puna, për motive politike apo të nxjerrë me pahir nga shkolla për të bërë dekorin e mitingjeve të qeverisë..

"Ne fitojmë për t'i dhënë frymë një Shqipërie të re, ku asnjë grua shtatzënë të mos mbetet pa konsultën mjekësore për shkak të varfërisë, asnjë nënë e re të mos mbetet pa lejen e lindjes për shkak të varfërisë, asnjë qytetar e qytetare e këtij vendi të mos mbetet pa shërbimin mjekësor për shkak të varfërisë" shtoi me tej Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE