English

PS, Hasko: Kryeministri përuroi dy herë një shkollë 9-vjeçare në Vorë

Vorë, 11 maj NOA- Kryeministri Sali Berisha ka përuruar dy herë të njëjtën shkollë në Vorë.

Ky fakt është bërë i ditur nga Elona Hasko, nëkryetare e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, e cila ka qenë sot në Vorë për të dëshmuar pezullimin e mësimit në shkollën e mesme dhe 9-vjeçare të bashkisë Vorë, për shkak të përurimit për herë të dytë brenda dy muajve nga Kryeministri të kësaj shkolle.

Hasko, denoncoi edhe përdorimin e nxënësve të shkollës së mesme si dekor mitingu për Sali Berishën.

"Disa metra, më tutje shkolla e Gërdecit ka mbetur njësoj si pas shpërthimit, e rrënuar dhe dëshmitare e ngjarjes", tha Hasko, duke kujtuar se Berisha  po përdor nxënësit nga frika e braktisjes së shqiptarëve. Â

"Është ora 11.00 dhe ne jemi këtu para shkollës së mesme bashkia Vorë. Siç e shihni, mësimi është pezulluar dhe nxënësit janë urdhëruar të shkojnë në mitingun që bëhet në shkollën 9-vjeçare, shkollë e cila përurohet për të dytën herë brenda 2 muajve, ndërkohë që pak metra më tutje, ajo e Gërdecit është lënë ashtu siç ishte pas shpërthimit të 15 marsit. Me dhjetëra shkolla të tjera kanë nevojë urgjente për t'u rikonstruktuar, ndërkohë që kjo qeveri duke vënë disa dritare apo dyer, e përuron dhe e finalizon si një vepër të jashtëzakonshme. Kjo është faqe e zezë e arsimit shqiptar, faqe që do të griset dhe nuk do të jetë më pas 28 qershori" përfundoi Hasko.

k.k/NOA

Â

KOMENTE