English

PS, Rama në Orikum: Ndryshimin e jetojnë një grusht njerëzish në Tiranë

Orikum, 11 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë sot në Orikum të Vlorës, ku gjatë fjalës së tij ka përmendur edhe procesin e legalizimeve.

"Ky proces u tej zgjat, pa arsye dhe në mënyrë të paligjshme. Kjo gjë bëri që të trefishohen problemet e pronësisë. Ne e kemi lajmëruar qysh në krye të herës, që Sali Berisha është pa vizion për zgjidhjen e këtij problem, është pikërisht kjo çështje e pazgjidhur, që kërcënon investimet publike dhe ato private" u shpreh Rama duke premtuar se çdo pronë që është e lirë do t'i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me ligjin 7501, do t'i jepet menjëherë me letër dhe vulë pronarëve të saj, që janë ata që e kanë marrë me ligjin 7501.

"Me votën e 28 qershorit, ne së bashku do të hapim një faqe të re në historinë tonë të përbashkët, duke filluar nga dhënia e certifikatave të pronësisë, të gjithë atyre shqiptarëve që disponojnë tokën në bazë të ligjit 7501."

Rama tha se e vetmja gjë që ndryshon në këtë vend është pasurimi i një grushti njerëzish në Tiranë, ndërkohë që shumica e popullsisë vuan pasojat e këtij fakti:

"Socialistë dhe demokratë në Orikum dhe gjithë Shqipërinë, jeni njësoj pa punë, pa ujë, pa titullin e pronësisë mbi tokën, me të njëjtët pushtetarë të korruptuar në qafë. Jeni njësoj pa rrugën e sigurt për fëmijët tuaj" deklaroi me tej kreu i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE