English

Rikthehet me vonesë në burg, fillon procedimi penal për të dënuarin

Tiranë, 11 maj NOA - Vizita në banesën e një të afërmi në Durrrës, ka vonuar një të burgosur të kthehej në qeli duke i kushtuar atij procedimin penal.

Më anë të një deklarate lëshuar ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme ka bërë të ditur se ndaj të dënuarit Bledar Lika ka nisur procedimi penal pasi theu rregulloren e vuajtjes së dënimit.

Bledar Lika 33-vjeç lindur në Berat, është dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Nga dënimi i kanë mbetur edhe 1 vit e 7 muaj burgim, por më datë 5 maj të këtij viti nga drejtoria e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimit Penal Rrogozhinë, bazuar në ligjin 8328 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve", me kërkesë të dënuarit për arsye të sëmundjes së babait të tij, mbas verifikimeve të bëra për vërtetësinë e sëmundjes dhe vlerësimit pozitiv të marrë nga punonjësit social dhe juridik, u vendos dhënia e lejes për të dënuarin Bledar Lika.

Leja shpërblyese iu dha nga data 5 deri më 10 maj, ora 17:00.

"Pas mbarimit të afatit të lejes së dhënë dhe mos paraqitjen e të dënuarit në institucion, u njoftuan Autoritetet Përkatëse Policore, Pikat Kufitare si dhe Prokuroria e Rrethit.Â

Bazuar në deklaratën personale dhe informacioneve të marra nga institucioni, i dënuari Lika kishte tejkaluar orarin e kthimit në institucion, pasi kishte shkuar për vizitë te një i afërm në Durrës" thuhej në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në këto kushte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nisur procedimin penal ndaj të dënuarit, për thyerje të rregullores së vendit të vuajtjes së dënimit.

k.k/NOA

KOMENTE