Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti në superstradë, i merr jetën një 69-vjeçari
English

Aksidenti në superstradë, i merr jetën një 69-vjeçari

Fushë Krujë, 12 maj NOA - Një burrë në moshë të thyer ka gjetur vdekjen sot herët në mëngjes si pasojë e një aksidenti rrugor, in formon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi në orën 05.40 në aksin që lidh Fushë Krujën me qytetin e Laçit, tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i Patokut".

Policia tha se një automjet tip veturë që drejtohej nga Ndrecë Menga, banor i zonës së Kurbinit, ishte duke përshkuar këtë aks rrugor kur ka aksidentuar me vdekje, 69-vjeçarin Prengë Ziu.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policore që konfirmuan se i ndjeri kishte ndërruar jetë dhe bënë ndalimin e drejtuesit të mjetit, për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

e.l/NOA

KOMENTE