Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Postës: Politika të ndihmojë dhe jo pengojë procesin e pajisjes së qytetarëve me kuponë
English

Kreu i Postës: Politika të ndihmojë dhe jo pengojë procesin e pajisjes së qytetarëve me kuponë

Tiranë, 12 maj NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku u prononcua për kategoritë përfituese të skemës së kompensimit, numrin e kuponave të shitur si dhe procedurat për pajisjen me kupon në rastin e atyre personave të cilët nuk e kanë emrin në listat e ministrisë së Brendshme.

"Në harkun kohor të 11 ditëve është rimbursuar në sportelet e postës 30% e pensionistëve përfitues të skemës së kompensimit. Vetëm në zyrat postare deri tani janë shitur

rreth 850 mijë kuponë për letërnjoftimin elektronik. Ka shkuar në rreth 18 mijë numri i shtetasve pa pasaportë që kanë tërhequr kuponin me vlerën 200 lekë bazuar në VKM nr,.419 dhe identifikimit me një nga dokumentet e kërkuara' u shpreh Gorea.

Sipas tij punonjësit e shërbimit postar janë në gatishmëri në shërbimin dy turnesh çdo ditë të javës për të gjithë qytetarët e interesuar në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave por sidomos për kategorinë përfituese.

"Sqarojmë opinionin publik se Posta Shqiptare bën kompensimin e pensionistëve, ndërsa kategoritë e tjera që përfitojnë nga skema e kompensimit paguhen në institucionet përkatëse si: Bashki, Komuna, Rektorate etj. I bëjmë thirrje dhe njëherë politikës që të ndihmojë dhe jo pengojë procesin e pajisjes së shtetasve me kuponë për tu pajisur me letërnjoftimin elektronik dhe të lërë punonjësit e zyrave postare që të punojnë për mbarëvajtjen e procesit' shtoi më tej kreu i Postës Shqiptare.

"Edhe njëherë theksojmë se zyrat postare janë të hapura çdo ditë të javës nga e hëna në të shtunë ora 08:00-20:00 dhe të dielën nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

Iu bëjmë thirrje qytetarëve se për çdo ankesë të mundshme që mund të kenë të telefonojnë në numrin pa pagesë të tel 08004141 ose në numrin 0(4) 2258828" u shpreh Gorea.

Gjatë konferencës drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare deklaroi se "shtetasit pa pasaportë emrat e të cilëve nuk gjenden në lista se nuk do të iu duhen dy certifikata, pasi në zyrat e postës duhet të paraqesin vetëm fotokopjen e certifikatës, por në momentin e paraqitjes duhet të kenë me vete edhe certifikatën origjinale. Qytetarët që kanë humbur pasaportën dhe nuk e kanë deklaruar atë në kërkim të marrjes së kuponit veç formularit të vet deklarimit në sportelet e Postës do t'i bashkëngjisë jo certifikatën me fotografi por fotokopjen e saj pas identifikimit që do të bëhet nga punonjësi i sportelit. Me certifikatën origjinale ata do paraqiten në qendrat e aplikimit pranë minibashkive, bashkive dhe komunave për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimin elektronik".

k.k/NOA

KOMENTE