Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës, urdhër për shtim masash sigurie në objektet shtetërore
English

Policia e Kosovës, urdhër për shtim masash sigurie në objektet shtetërore

Prishtinë, 12 maj NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, urdhëroi pasditen e sotme, shtimin e masave te sigurisë në objektet shtetërore, informon bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA në Prishtinë.

Vendimi, vjen duke u bazuar në vlerësimet për kërcënime për sigurinë kombëtare nga Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës në takimin e mbajtur më 8 maj të këtij viti dhe si rezultat i ngjarjeve të fundit të kërcënimeve ndaj objekteve të institucioneve shtetërore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti konfirmoi sot se ka lëshuar urdhëresë për shtimin e masave të sigurisë në të gjitha objektet e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, citon urdhrin të thuhet se obligohet i gjithë personeli i Policisë së Kosovës që të shtojnë vigjilencën dhe kujdesin maksimal në sigurinë e objekteve shtetërore.

Në të gjitha rastet kur vërehet apo vërtetohet se kjo urdhëresë nuk është duke u respektuar, do të merren masat e nevojshme sipas ligjit në fuqi. Me qëllim të rishikimit të politikave të sigurisë së objekteve shtetërore përfshirë edhe objektet e Policisë së Kosovës, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm themelohet një grup i veçantë pune.

Ai do të ketë për detyrë që të rishikojë dhe t'i hartojë të gjitha politikat e nevojshme për masat mbrojtëse të sigurisë për sigurimin e objekteve, ndërkohë që do t'i jep edhe rekomandimet e nevojshme.

a.b/NOA

KOMENTE