Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot në Qemal Stafa , Milan për herë të dytë pas humbjes në 14 tetor 2008 përballë ekipit shqiptar
English

Sot në "Qemal Stafa", Milan për herë të dytë pas humbjes në 14 tetor 2008 përballë ekipit shqiptar

Tiranë, 12 maj, NOA - Një ngjarje sportive mjaft emocionuese pritet të jetë kjo e mbrëmjes së sotme, kur ekipi i futbollit të Milanit do të ndeshet për të dytën herë në stadiumin "Qemal Stafa" me ekipin e Kombëtares shqiptare, pas takimit të parë të zhvilluar në 14 tetor 2008.

"Në ndeshjen e parë në Tiranë, Milani u prit me entuziazëm të madh e me dashuri nga populli shqiptar, gjë që sigurisht do të ripërsëritet me rastin e miqësores së nesërme", shkruhet në faqen zyrtare të Milanit, me rastin e edicionit të dytë të trofeut "Taçi Oil Albania Reads", i cili tashmë ka marrë ngjyra ndërkombëtare, duke qenë i vetmi i këtij lloji që luhet në Shqipëri. Vëmendja më e madhe do t'i kushtohet lojtarit Kaka, por edhe Patos, të cilët mungonin në ndeshjen e tetorit.

Ndërkaq, mjaft entuziaste paraqitet për tifozët edhe ardhja në Shqipëri e mesfushorit anglez, Devid Bekam. Ai ka ardhur edhe më parë në Shqipëri, në vitin 2002, ndërsa bënte pjesë në ekipin e Kombëtares angleze të futbollit.

Policia e Shtetit nga ana e saj bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë publike.

Sipas të dhënave, në takimin e parë të Milanit në Shqipëri, më 14 tetor 2008, Tirana fitoi 2-1 kundër Milanit të madh, falë golave të Daniel Xhafës e Gjergji Muzakës, ndërsa për Milanin golin e nderit e shënoi Ronaldinjo në fundin e takimit. Për të sjellë Milanin në Tiranë kompania "Taçi Oil" pagoi 1.7 milionë euro. Ekipi i Kombëtares shqiptare përfshin edhe emra të tillë si ai i Alban Bushit apo dhe Altin Haxhit e Bekim Kastratit, të cilët prej muajsh nuk janë më pjesë e përfaqësueses.

Dje në Durrës, Kombëtarja "B" zhvilloi duke u nisur nga ora 17:00 edhe stërvitjen e vetme në "Niko Dovana".

Sa u përket biletave, nëse sezonin e shkuar kanë qenë 15000 lekë, këtë herë do të jenë 10000 lekë. Biletat e tribunës karshi, pra D1 dhe D3, që do të jenë 4000 lekë, ato prapa porte pritet të jenë 2000 lekë.

Bëhet e ditur se skuadra e Milanit do të niset nga aeroporti i Malpensë në orën 10:00 të ditës së martë, ndërsa parashikohet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 11:45. Në orën 16:30 është parashikuar konferenca e shtypit në "Sheraton" ku do të marrin pjesë administratori Galiani, trajneri Ançeloti, si dhe dy futbollistët Rikardo Kaka e Devid Bekam. Pas përfundimit të ndeshjes (rreth orës 20:50), skuadra e Milanit do t'i drejtohet rrugës së kthimit, ndërkohë që në hotel "Sheraton" stafi drejtues i skuadrës italiane do të zhvillojë edhe një ankand një mbrëmje "Gala" me disa prej bluzave origjinale të yjeve të 17-herë kampionëve të Italisë. Ekipi shqiptar Samir Ujkani         Shpëtim Moçka      Kristi Vangjeli      Andi Lila         Elvin Beqiri         Ansi Agolli         Endrit Vrapi         Arjan Pisha         Franc Veliu         Ervin Bulku         Dorian Bylykbashi      Jahmir Hyka         Klodian Duro         Elis Bakaj            Gjergj Muzaka      Emilian Vila         Jetmir Sefa         Ndriçim Shtubina      Hamdi Salihi         Sebino Plaku         Migen Memelli      Trajner: Artan Bushati

Ekipi i Milanit

Rikardo Kaka Alesandro Pato Andrea Pirlo Klarens Sedorf Devid Bekam Ronaldinjo Filipo Inzagi Xhanluka Zambrota Xhenaro Gatuzo Marek Jankulovski Zeljko Kalac Filip Senderos Andrij Shevçenko Tiago Da Silva Matjë Flamini Matias Kardiaçio Mateo Darmian Filipo Perukini Antonini Albertaçi Trajner: Karlo Ançeloti

KOMENTE