English

Topalli në Pogradec: Kryetari i Bashkisë së Tiranës përfaqëson vetëm klanin e betonierëve

Pogradec, 12 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar sot një takim me banorët e qytetit të Pogradecit.

"Ajo që kam kuptuar është se puna e pamatshme dhe vendosmëria, sakrifica, dashuria dhe dhembshuria është kodi i ADN-së sonë, është kodi i ADN-së i çdo nëne, është kodi i ADN-së i çdo vajze. Për këtë duhet të jemi krenare. Unë jam krenare" iu drejtua grave dhe nënave të Pogradecit, kryeparlamentarja Topalli. Â

"29 qershori do të jetë një ditë e bekuar, një ditë në të cilën të gjithë shqiptarët do të jenë të gëzuar. Natyrisht atë ditë do të shohin një fytyrë të nxirë. Por nuk ka rëndësi. Ajo fytyrë ka qenë e nxirë edhe kur Shqipëria hyri në NATO. Ajo fytyrë ashtu nxinte edhe kur Shqipëria dorëzoi ftesën për statusin e vendit kandidat. Ashtu nxinte kur Presidenti i SHBA-së erdhi në Shqipëri" u shpreh më tej Topalli.

Sipas saj, të gjithë thonë se Shqipëria po ndryshon, të gjithë besojnë se Shqipëria do të vazhdojë të ndryshojë.

Më tej ajo u shpreh se "të vetmit të cilët nuk ndihen mirë me këtë Shqipëri që po ndryshon, është Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe mafia e lejeve të ndërtimit. Vetëm ata e ndiejnë se në një Shqipëri që po ndryshon, se në një Shqipëri që po ndërtohet çdo ditë, se në një Shqipëri që ka hyrë në NATO nuk ke më mundësi të vjedhësh 1.3 bilionë dollarë, siç janë vjedhur pak vite më parë, para të cilat merreshin nga fëmijët tanë.

Dhe e dini se çfarë kam kuptuar gjatë kësaj periudhe se Kryetari i Bashkisë së Tiranës të vetmit njerëz që ai përfaqëson janë vetëm klani i betonierëve".

k.k/NOA

KOMENTE