Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi takohet me presidentin e ri Ivanov, diskutojnë edhe për Kosovën
English

Topi takohet me presidentin e ri Ivanov, diskutojnë edhe për Kosovën

Shkup, 12 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi pasditen e sotme një takim me Presidentin e ri të republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në Rezidencën presidenciale, në Shkup.

Takimi mes dy krerëve u zhvillua menjëherë pas pjesëmarrjes së Presidentit Topi në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës së Presidentit të ri Ivanov në Kuvendin e vendit fqinjë. Topi, siguroi për vazhdimësinë e takimeve e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen.

Duke u ndalur në nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve tona, Presidenti shprehu gatishmërinë për thellimin e tij, si në funksion të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe e rajonale, nëpërmjet vazhdimësisë së praktikës së takimeve dhe vizitave të niveleve të larta.

Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti me këtë rast organizimin e mirë të zgjedhjeve, si hap i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë, një garanci më shumë për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për perspektivën e saj evropiane e euroatlantike.

Presidenti vlerësoi të gjithë zgjedhësit maqedonas, edhe ata shqiptarë, për mënyrën dinjitoze në zhvillimin e procesit zgjedhor, si dhe kontributin e faktorëve politikë shqiptarë, të cilët me fushatën e tyre të qytetëruar i paraprinë normalitetit të zhvillimit të procesit të votimit, shenjë kjo e maturisë politike dhe e kapacitetit të tyre demokratik.

Topi vuri në pah se mesazhet tona për faktorin shqiptar në Maqedoni inkurajojnë në vazhdimësi bashkëpunimin, integrimin, angazhimin e veprimin institucional. Gjithashtu, Kryetari i shtetit shqiptar shprehu vlerësime për bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase nÑ‘ kuadÑ‘r tÑ‘ angazhimit të pÑ‘rbashkÑ‘t pÑ‘r anÑ‘tarÑ‘simin nÑ‘ Bashkimin Evropian.

Ndërsa, duke evidentuar ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e mbrojtjes dhe në përgjithësi në kuadër të përmbushjes së standardeve të Aleancës së NATO-s, Presidenti shqiptar shprehu besimin se shumë shpejt edhe Maqedonia do të mund t'i bashkohet vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut, Shqipërisë dhe Kroacisë, për të vazhduar së bashku rrugën si anëtarë me të drejta të plota të Aleancës.

Nga ana e tij, Presidenti i ri maqedonas, Gjorgje Ivanov, shprehu urimet me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, duke nënvizuar gëzimin që "një vend fqinj si Shqipëria u bë anëtar i Aleancës së Atlantikut dhe do të jetë edhe avokati ynë dashamirës për në NATO".

Në vijim të bisedës, Ivanov vuri në dukje se shteti maqedonas do të ofrojë përvojën e tij si vend kandidat për në BE, për lëvizjen e lirë të njerëzve, që do të mundësojë rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe të shkëmbimeve tregtare.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme në Maqedoni, Presidenti Ivanov u shpreh se realiteti në Maqedoni tashmë ka ndryshuar dhe shqiptarët janë bërë pjesë e vendimmarrjes politike.

Dy Presidentët folën gjithashtu edhe për Kosovën, realitetin e ri gjeopolitik në rajonin ballkanik, si dhe nevojën e pranisë së saj në tryeza dhe nisma rajonale dhe projekte të përbashkëta ekonomike, duke vlerësuar edhe rolin moderator të faktorit shqiptar në rajonin tonë, njoftoi zyra informative e presidentit shqiptar.

z.h/NOA

KOMENTE