English

Vetëplagoset me armën e shërbimit efektivi i trupës së shërbimit në gjykatë

Drenovë, 12 maj, NOA - Në spitalin e qytetit të Korçës është paraqitur i plagosur me armë zjari, 38-vjeçari Olsi Rexhollari, lindur dhe banues në lagjen nr.5 Korçë, me detyrë efektiv në trupën e shërbimit në institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Drenovë të Korçës.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se Rexhollari ka shkuar në banesën e tij dhe pasi ka shkuar në dhomën e gjumit për të fjetur, nëna e tij ka dëgjuar një të shënë arme që ka mbërritur prej saj.

Menjëherë ka gjetur atje djalin e plagosur, të cilin e ka çuar menjëherë në spital për t'i dhënë ndihmën mjekësore.

Bëhet e ditur se Olsi Rexhollari është plagosur në supin e majtë ku ka pësuar dëmtime masive të kockës dhe për këtë arsye është transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak Tiranë, pavarësisht se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Nga komunikimi me të dëmtuarin ai është shprehur se është vetëplagosur me armën e shërbimit gjatë kohës që po përgatitej për të fjetur.

Gjatë hetimeve paraprake, rezultoi se ky shtetas shpesh herë konsumonte alkol si dhe luante me lojëra fati dhe baste sportive.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehte nga pakujdesia", parashikuar nga neni 92 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE