Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarm për eksploziv në Ministrinë e Arsimit së Kosovës, evakuohet zona
English

Alarm për eksploziv në Ministrinë e Arsimit së Kosovës, evakuohet zona

Prishtinë, 13 maj, NOA - Autoritetet e policisë në Kosovë u vunë paraditen e sotme në alarm, pas një paralajmërimi me një E-mail përmes postës elektronike se mjediset e Ministrisë së Arsimit ishte vënë një bombë, e cila priste të shpërthente nga momenti në moment.

Kjo letër e mbërritur në adresë në Policisë, ka alarmuar forcat e rendit, përfshirë edhe ato të KFOR-it, të cilat janë të pranishme në Kosovë.

Letra me paralajmërim për vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë që policia të zbrazë tërë objektin i cili ndodhet në lagjen "Dardania" në kryeqytet. Sipas të dhënave, rreth orës 10.00 të paradites, objekti i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, ishte i rrethuar nga forcat e policisë dhe ato të KFOR-it, ndërsa gjithë punonjësit janë larguar nga ndërtesa. Ky është kërcënimi i dytë brenda një jave që bëhet ndaj ndërtesave qeveritare.

Të mërkurën e kaluar, një kërcënim i ngjashëm kishte detyruar policinë që të evakuojë gjithë personelin e ndërtesës kryesore të qeverisë dhe atë të Ministrisë së Shërbimeve Publike. Pas rreth 5 orësh kontrolli ishte vërtetuar se alarmi ishte i rremë.

n.e/NOA

KOMENTE