Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Damir Fazliç: Ina Rama dhe Mero Baze, çfarë dua prej tyre
English

Damir Fazliç: Ina Rama dhe Mero Baze, çfarë dua prej tyre

Tiranë, 13 maj NOA - Biznesmeni anglo-boshnjak Damir Fazliç, doli sonte në një konferencë për shtyp ku foli pata gazetarëve mbi akuzat e hedhura në shtyp nga Mero Baze dhe hetimin sipas tij të padrejtë nga Ina Rama.

"Të gjithat akuzat e hedhura në shtyp dhe ngritura ndaj meje edhe nga organi hetimor, ishin sulme të motivuara politikisht", - ka deklaruar biznesmeni anglo-boshnjak Damir Fazliç.

Në konferencën për shtyp lidhur me pushimin e çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme, Fazliç komentoi se "vendimi i dha përgjigje gjuetisë së shtrigave dhe duhet të shërbejë si një mësim i mirë për prokurorinë".

"Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme, më ka borxh një ndjesë publike për të gjitha akuzat që ka ngritur ndaj meje dhe bizneseve të mija, të cilat për shtatë muaj me radhë i mbajti nën hetim", - deklaroi Fazliç.

Kurse dha një sugjerim për Ina Ramën: "Më e mira që ajo duhet të bënte, do të ishte që të kishte qëndruar larg politikës dhe të respektonte bizneset e huaja".

Më tej, Fazliç tregoi se "Prokuroria kishte shkuar në çdo vend të botës, për të pyetur për të dhe bizneset e tij, por nuk kishte gjetur asgjë".

Për këtë fakt ai pranoi se ishte i gëzuar që prokuroria e Tiranës dhe veçanërisht dy prokurorët e çështjes kishin mbyllur hetimet.

Pas pyetjeve të bëra Fazlliç sqaroi se nuk kishte kryer asnjë transaksion bankar nga Shqipëria për në Zvicër, por në të kundërt, siç tha, nga llogaritë e huaja në drejtim të vendit tonë.

Fazlliç ka bërë edhe komente mbi gjendjen ekonomike në vendin tonë, kur tha në mbyllje të konferencës por shtyp, se i vinte mirë që "pas shumë problemeve ekonomike, ekonomia e Shqipërisë ishte e fortë".e.l/NOA

KOMENTE