Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Xhixho: Liqeni artificial i Tiranës i ndotur, të merren masa
English

LSI, Xhixho: Liqeni artificial i Tiranës i ndotur, të merren masa

Tiranë, 13 maj NOA - Nënkryetarja e LSI-së dhe Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho e ka konsideruar sot ndotjen e liqenit artificial të Tiranës, një katastrofë ekologjike shumë të dëmshme për të ardhmen e liqenit simbol të kurorës së gjelbër të kryeqytetit.

Bashkë me dhjetëra të reja dhe të rinj të LRI, ajo ka qenë sot pranë Liqenit Artificial të Tiranës ku ka konstatuar nga afër ndotjen.

"Kjo është një ngjarje e rëndë, e cila do të ketë pasoja katastrofike ekologjike për Liqenin në të ardhmen" u shpreh Xhixho.

Duke kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dënimin e fajtorëve, Xhixho i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrim masa të menjëhershme, për të përmirësuar gjendjen e rëndë që kishte kapluar Liqenin artificial të Tiranës, ku shumë peshq dhe gjallesa të tjera fatkeqësisht kishin ngordhur në masë.

k.k/NOA

KOMENTE