Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzika klasike shqiptare, shpaloset në Gjermani
English

Muzika klasike shqiptare, shpaloset në Gjermani

Dyseldorf, 13 maj, NOA - Një koncert me muzikë të zgjedhur klasike nga Shqipëria është dhënë në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë, në kuadrin e së ashtuquajturës "Java e kulturës shqiptare" brenda tij.

I organizuar dhe drejtuar nga Desar Sulejmani, ky koncert shpalosi disa nga instrumentimet më dinjitoze të muzikës sonë klasike, duke korrur sukses tek publiku gjerman.

"Ishte kënaqësi që ne sollëm para publikut gjerman repertorin më të mirë të muzikës klasike shqiptare. Mund të them, që kjo që ofruam ne është ajka e muzikës shqiptare, si kompozimet e Çesk Zadesë, Tonin Arapit apo të Aleksandër Peçit dhe të Preng Jakovës", është shprehur lidhur me një fakt të tillë, Suzana Frashëri, pedagoge në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Ndërsa dirigjenti dhe shoqëruesi në piano i koncertit, Desar Sulejmani vlerëson tingëllimin e veçantë të muzikës klasike shqiptare, si mjaft të butë dhe fine.Â

 "Muzika klasike shqiptare është e panjohur për publikun gjerman, sepse Shqipëria ka qenë e mbyllur dhe muzika e ka vuajtur këtë. Por, tani që ka pasur rastin të prezantohet në këto dy dekadat e fundit muzika shqiptare është vlerësuar për dlirësinë e saj, për veçantinë, kërkimet e saj si muzikë klasike shqiptare e re. Ajo që e bën më të veçantë është përzierja e toneve dhe tingujve shqiptarë me muzikën klasike me influencat ruse, të cilat i kemi në muzikë veçanërisht tek kompozitorët e parë, që studiuan në Rusi dhe që krijuan shkollën klasike në atë kohë. Megjithatë interesante mbetet tingëllimi popullor, i butë, fin duke u përcjellë nga kompozitorët tanë me profesionalitet të lartë në muzikën klasike shqiptare", është shprehur për median, Sulejmani.

n.e/NOA

KOMENTE