Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miratoi listën e re të rimbursimit të barnave, dhe pagën minimale në shkallë vendi
English

Qeveria miratoi listën e re të rimbursimit të barnave, dhe pagën minimale në shkallë vendi

Tiranë, 13 maj NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e saj vendimin për listën e re të rimbursimit të barnave nga Instituti i Sigurimeve Kujdesit Shëndetësor, e cila përmban rreth 70 artikuj të rinj mjekësor.

Kryeministri vlerësoi se kjo listë është më e gjera që është miratuar ndonjëherë dhe është produkti i një konsulte të gjerë dhe i respektimit të ndjeshmërive dhe kërkesave të ndryshme.

"Kjo listë është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme me rreth 70 artikuj të rinj, në sajë të performancës së mirë financiare, menaxhimit shumë më të mirë të fondeve të përcaktuara për rimbursimin e barnave, të një transparence të përgjithshme më të madhe në tregun farmaceutik", u shpreh Kryeministri.

Po sot Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për pagën minimale në shkallë vendi, e cila rritet nga 170 në 180 mijë lekë.

Sipas kryeministrit ky është një vendim i rëndësishëm, duke theksuar se kjo është paga minimale në shkallë vendi, pasi paga në sektorin publik është më e lartë.

"Për shkak të sektorit privat, ne ndjekim një politikë më të butë në rritjen e kësaj page, në mënyrë që të mos jemi agresivë në rritjen e pagave të sektorit publik", tha Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE