Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti i rëndë, gjejnë vdekjen gjatë punës dy punëtorë të një guroreje
English

Aksidenti i rëndë, gjejnë vdekjen gjatë punës dy punëtorë të një guroreje

Skrapar, 14 maj, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraditen e sotme në fshatin Novaj të Skraparit, ku dy punëtorë kanë humbur jetën gjatë procesit të tyre të zakonshëm të punës. Ai ka qenë nxjerrja e gurëve dhe materialeve inerte në guroren e fshatit, të cilët përdoreshin më pas për qëllime dekorative.

Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, dy punëtorët e aksidentuar janë 41-vjeçari, Hekuran Hirko dhe 51-vjeçari Ilir Dumani.

n.e/NOA

KOMENTE