Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pranon dorëheqjen e Duros, propozon Gumin si ministër të përkohshëm
English

Berisha pranon dorëheqjen e Duros, propozon Gumin si ministër të përkohshëm

Tiranë, 14 maj/NOA - Kryeministri Sali Berisha pranoi sot në mesditë, dorëheqjen e dhënë më herët nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro.

Këtë e pohoi zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani në një dalje të posaçme për gazetarët.

Meçani tha se kryeministri e ka pranuar largimin nga detyra të ministrit Duro dhe konfirmoi se po i dërgohet Presidentit për miratim, emri i ri për ministër të Punës, deri në përfundim të mandatit aktual të qeverisë.

Kryeministri ka propozuar z.Viktor Gumi, për ministër të përkohshëm të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Kush është Viktor Gumi

Me propozimin e Kryeministrit, i është kërkuar Presidentit, dekretimi i ministrit të ri të, Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Viktor Gumi. Ai cilësohet si njohës i thellë i ligjit në të gjitha fushat e administrimit gjyqësor dhe nga 20 qershori i vitit 2008 ishte zëvendësministër i Drejtësisë.

Më herët, Gumi, ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm i Kodifikimit të cilën e mori në vitin 2006 pas shtatë viteve eksperiencë si këshilltar dhe Drejtor i Departamentit Juridik në Parlament.

Ai është gjithashtu anëtar i Komisionit të Venecias, i bordit të Shkollës së Magjistraturës si dhe që prej 2006, pedagog i jashtëm në këtë shkollë. Gumi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996. Eshtë i certifikuara në kursin afatgjatë për Draftimin Ligjor nga RIPA Internacional -London (distinction) si dhe zotëron LLM në Internacional Human Rights Laë, University of Essex , United Kingdom (distinction). Njeh gjuhët anglisht dhe italisht.

e.l/NOA

KOMENTE