Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Fotot e dhunës së policëve me të burgosurit nuk i përkasin kohës sime
English

Obama: Fotot e dhunës së policëve me të burgosurit nuk i përkasin kohës sime

Uashington, 14 maj, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama lidhur me publikimin e disa fotove në të cilat tregohen ushtrimi i dhunës së policëev ndaj të burgosurve, ka deklaruar se ato nuk i përkasin periudhës së tre muajve të fundit, pra kohës gjatë së cilës shteti amerikan është drejtuar prej tij.

Ai ka kërkuar mospublikimin e fotove që tregojnë abuzimet me të burgosurit nga ana e ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan, duke pohuar se e kundërta, do të mund të shkaktonte reagime të rrezikshme kundër trupave amerikane. "Në fakt, pasoja direkte e publikimit të fotove për ushtrimin e dhunës së abu Graib apo burgjet e tjera, do të ndizte ndjenjat anti-amerikane dhe do të rrezikonte shumë trupat tona. Përveç kësaj, kam frikë se publikimi i mëtejshëm i fotove do të shkaktonte një efekt jo pozitiv mbi hetimet e ardhshme për abuzimet e të burgosurve", mësohet të jetë shprehur ai para se të largohej nga Uashingtoni për një udhëtim dyditor në pjesën jugperëndimore të Amerikës.

Nga ana tjetër, Grupi i të drejtave "Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile" ngriti një padi në vitin 2004 ku kërkohej publikimi i fotove.

Grupi tha muajin e kaluar se Pentagoni kishte rënë dakord të bënte publike këto foto para datës 28 maj.

Drejtori ekzekutiv i organizatps Enthoni Romero tha se ndryshimi i qëndrimit nga ana e Presidentit "bie ndesh vendosmërisë amerikane për transparencë dhe respektim të ligjit". Ndërsa, senatori i pavarur Xho Liberman, thotë se Obama mori vendimin e duhur. "Faleminderit, presidenti Obama. Sot Ju vepruat si Komandant i fortë i Ushtrisë duke mbrojtur interesat e vendit dhe të burrave dhe grave amerikane në uniformë që i shërbejnë Amerikës", i është drejtuar ai.

n.e/NOA

Â

KOMENTE