English

PBKD, Roshi: Zgjedhjet e 28 qershorit nuk duhen paragjykuar, të kontribuojnë të gjitha palët

Tiranë, 14 maj NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat nëpërmjet kryetarit të saj Artur Roshi bëri të ditur sot se zgjedhjet e 28 qershorit nuk duhen paragjykuar, por të gjitha palët të kontribuojnë, sipas mundësive, për realizimin me sukses të tyre.

"Fakti që qeveria e ka atakuar apo nuk ka takuar me përfaqësuesen e vëzhguesve të ODHIR në Shqipëri nuk mund të diskutohet më shumë seç meriton. Nëse do të hyjmë në spiralen e paragjykimit të çdo detaji parëndësi atëherë do të krijojmë një situatë kaotike prej secilës fitojnë vetëm të marrët" u shpreh kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.

Ai shtoi se "pas 20 vjetësh demokraci, lufta politike duhet ta ngrejë nivelin duke u përqendruar te problemet që e shqetësojnë realisht qytetarin dhe vendin tonë.

Qytetari shqiptar ka prioritet financat familjare, çështjet e biznesit, arsimin, shëndetësinë e të tjera dhe të gjitha këto fusha e majta shqiptare ka dështuar prej 7 dekadash."

k.k/NOA

Â

KOMENTE