English

Solana Maqedonisë: Plotësoni kushtet pastaj do të hyni në Bashkimin Evropian

Shkup, 14 maj, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov kanë realizuar një takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.

Në këtë takim, zyrtari i lartë i BE e ka porositur kreun shtetëror të Maqedonisë që të angazhohet maksimalishtë në realizimin e reformave të parashtruara nga Komisioni Evropian dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

Brukseli gjithashtu ka porositur autoritetet e Maqedonisë që të ndalojnë provokimet ndaj Greqisë me ndërtimin e përmendoreve që i takojnë historisë antike.

Përskaj këtyre temave është diskutuar edhe për situatën e rëndë ekonomike në Maqedoni dhe masat të cilat duhet të ndërrmeren për evitimin e pasojave nga kriza ekonomike globale.

NOA-INA

Â

KOMENTE