Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balli Kombëtar Demokrat: Mediat të ndikojnë për fushatë normale
English

Balli Kombëtar Demokrat: Mediat të ndikojnë për fushatë normale

Tiranë, 15 maj/NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat sugjeroi sot që mediat të ndihmojnë në realizimin e një fushate elektorale demokratike, të qetë dhe dinjitoze.

Kurse akuzoi një pjesë të shtypit, se po imiton skenarë propagandistikë të periudhës komuniste për të tensionuar situatën.

"PBKD mendon se qëndrimet kritike të mediave ndaj qeverisë janë një vlerë e domosdoshme për demokracinë, por asnjëherë nuk duhet shfrytëzuar liria e fjalës për të dëmtuar demokracinë", - deklaroi kjo parti sot në një dalje publike.

Kurse konstaton se nëse ka një të metë me lirinë e shtypit në Shqipëri, kjo është liria e tepruar dhe shton se "mediat harrojnë që veç ligjit ka edhe norma morale që duhet të respektohen".

Në këtë pikë, ashpërsohet deklarata duke u bërë një krahasim dhe një paralajmërim: "Zhurma për bllokimin e një gazete dje, ngjan pak a shumë me "Bombën në ambasadën sovjetike". Bombën e vendosi Sigurimi dhe po ai, me urdhër të Byrosë Politike, realizoi arrestimin dhe pushkatimin pa gjyq të 22 e dy personave të pafajshëm. Pas fitores së 28 shkurtit, PBKD mendon se qeveria e djathtë duhet të ketë prioritet të saj kryesor realizimin e plotë të procesit të dekomunistizimit të Shqipërisë".

e.l/NOA

KOMENTE