Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Veliaj vizitë në çdo lagje të Tiranës: Pakt me qytetarët për të ndryshuar më 28 qershor
English

G99, Veliaj vizitë në çdo lagje të Tiranës: Pakt me qytetarët për të ndryshuar më 28 qershor

Tiranë, 15 maj NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me banorët që jetojnë në rrugën e burgut 313 në Tiranë.

Veliaj do të vizitojë çdo lagje të kryeqytetit për të bërë një pakt ndryshimi me ata të cilët janë të lodhur nga qeverisjet e 18 viteve të fundit në Shqipëri. I shoqëruar nga kandidatja për deputete e G99 në Tiranë, Juliana Hoxha, Veliaj bashkëbisedoi me banorët e kësaj lagjeje të Tiranës në lidhje me problemet e shumta me të cilat shqiptarët përballen sot çdo ditë. "Të jesh i ndershëm dhe të punosh sot me djersën tënde, nuk ecën dot përpara", tha Veliaj.

"Që të jesh sot i suksesshëm duhet të kesh ose lidhjet e duhura me kryeministrin ose të jesh i aftë të bësh kompromise me pushtetin, ndaj G99 dhe koalicioni qytetar "Bashkimi për ndryshim" do të ndryshojnë pas 28 qershorit komplet mënyrën se si funksionojnë gjërat në Shqipëri", shtoi më tej kreu i G99. Ndërsa Juliana Hoxha u shpreh se "të rinjtë e angazhuar në politikë, të cilët nuk kanë asnjë të përbashkët me politikën e vjetër të këtyre viteve të tranzicionit do të jenë shembulli më i mirë se si sot mund të jesh i suksesshëm edhe pa pasur mbiemrin e kryeministrit apo edhe pa qenë pjesë e oborrit familjar të tij". Nga ana e tyre banorët e kësaj lagjeje u shprehën se sa herë që ka fushata elektorale politikanët i vizitojnë dhe u premtojnë shumë të mira, por me të përfunduar procesi zgjedhor askush prej tyre nuk kujtohet më për ta.

k.k/NOA

KOMENTE