Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazetarja amerikane, e akuzuar për spiunazh, largohet nga Irani
English

Gazetarja amerikane, e akuzuar për spiunazh, largohet nga Irani

Teheran, 15 maj, NOA - Gazetarja iraniano-amerikane, Roxana Saberi, e cila u dënua për spiunazh në Iran muajin e shkuar është larguar nga Teherani. Ajo njoftohet se ka mbërritur tani në Austri.

Bashkë me Saberin, bwhet e ditur se po udhëtonin edhe të afërm të saj.

Saberi, që ka punuar si gazetare e lirë për NPR dhe BBC-në u dënua me tetë vjet burg pas një gjyqi me dyer të mbyllura në prill.

Por një gjykatë apeli e uli masën e dënimit ndaj saj në lirim me kusht për dy vjet dënim me burg.

Roxana Saberi pritet që pas Austrisë, të udhëtojë drejt shtëpisë së saj në Fargo në Dakotën veriore në SHBA.

Rasti i bujshëm nisi kur Saberi u arrestua në muajin janar dhe u shndërrua në një fushatë mbarëbotërore për lirinë e medias.

Por tani ai është zgjidhur. Më herët gjatë kësaj jave, një nga avokatët e znj. Saberi pranoi se ajo kishte patur në dorë një dokument sekret dy vjet më parë.

Bëhet fjalë për për kohën kur Saberi punonte për një institucion shtetëror në Iran.

Por ajo asnjëherë nuk e ka pranuar akuzën prë spiunim.

n.e/NOA

Â

KOMENTE