English

Gjinjtë më të mëdhenj në botë, 20 kilogramë secili

Hollivud, 15 maj, NOA - Gjinjtë më të mëdhenj në botë, mësohet se i ka Norma Stitz, plot 20 kilogramë secili ... Ky lajm është publikuar gjatë një spektakli televiziv italian, në të cilin ajo ka marrë pjesë duke i befasuar që të gjithë për "sekretin" e dukshëm të saj.

Bëhet e ditur se gjinjtë e saj, të cilat kanë diametër prej 170 centimetrash, edhe zyrtarisht janë regjistruar në Librin e rekordeve Guinness.

Me prejadhje nga Atlanta, amerikania Norma thotë se njerëzit e pyesin përse nuk i zvogëlon gjinjtë, por ajo u përgjigjet se po t'i kishte zvogëluar, ata ndoshta nuk do t'i ofronin më jetë kaq të mrekullueshme. "Tanimë kam marrë oferta të shumë stacioneve televizioneve të mëdha botërore që të shkoj dhe t'i shfaq", ka shtuar ajo.

Gjithsesi, Norma nuk e fsheh shqetësimin se ka probleme të mëdha me njohjen e meshkujve, pasi ata pandërprerë i ngulin sytë në gjinjtë e saj gjigant, me peshë prej pothuajse 20 kilogramësh.

"Kur të njoh një mashkull, kam dëshirë të interesohet për mua, e jo për gjinjtë e mi", ka thënë Stitz.

n.e/NOA

KOMENTE