English

Grinden për motive të dobëta, bashkëmoshatari e godet me thikë

Durrës, 15 maj, NOA - Një grindje për motive të dobëta dhe rrugaçërie, i ka shkaktuar gati jetën 17-vjeçarit me iniciale T.P. nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, T.P, lindur dhe banues në lagjen nr.4 të Durrësit dhe njëkohësisht nxënës në shkollën "Kajtazi" të këtij qyteti, është paraqitur në Spitalin e Durrësit i dëmtuar rëndë me thikë në shpatull, duke patur dëmtime në mushkëri.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autori i këtij akti ka qenë një bashkëmoshatar i tij, i cili tashmë është identifikuar nga forcat e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.

Bëhet e ditur se ai e ka goditur 17-vjeçarin T.P. për motive të dobëta dhe rrugaçërie, i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE